HISTORIKU

1971 – Themeluesit dhe bashkëpronarët e kompanisë në ndërtimtari te larte dhe të ulet, si nënkontraktore në Slloveni dhe në Kroaci.

1986 – Kompania organizohet si ndërmarrje prodhuese – zejtare me emrin Lirije. Veprimtaria kryesore ishte përpunimi i drurit.

1990 – Kompania organizohet në nivel më të lartë duke u bërë shoqëri aksionare me pronësi private. Në këtë vitë bëhet edhe ndërrimi i emrit të ndërmarrjes në Famis Commerce. Përpos përpunimit të drurit, kompania zgjerohet edhe në industrinë e materialit ndërtimore.

1999 – Lufta në Kosovë shkakton humbje të mëdha të ndërmarrjes.

2000 – Që nga ky vit, profili dhe veprimtaria kryesore e kompanisë janë ndërtimtaria e ulet dhe e lartë, me fokus më të madh në të parën. Po në këtë vit, behën edhe investimet më të mëdha, kryesisht në makineri për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimeve dhe objekteve afariste.

2004 – Pas suksesit të investimeve të bëra në vitin 2000 dhe projekteve të përfunduara brenda afateve të parapara, kompania investon edhe më shumë në ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes. Ky zhvillim ndihmon firmën që të pajiset me makineri adekuate dhe shume cilësore për kryerjen e punëve.

2009 – Që nga ky vit, “Famis Co HC SHA” ishte kompani e themeluar nga disa aksionar si shoqëri aksionare, ku kishin korrur shumë suksese në zhvillimin e projekteve si një kompani serioze, e cila deri në vitin 2021 ishte në kulmin e saj zhvillimor.


2022 – Pas një procesi të ndarjes gjatë këtij viti formohet kompania e re “B Famis SHPK” me pronar të vetëm Bekim Bytyçi si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara.

Sot “B Famis SHPK” gëzon shumë suksese dhe vazhdon ta mbajë epitetin e një kompanie serioze dhe me plane afatgjate për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.